Legjenda

Qindra e qindra vjet më parë, na ishte një mbretëri ku malet çanin retë dhe ujërat ishin më të kristalta se vetë kristali. Legjenda thotë se qiejt mbi këto vise ju takonin shqiponjave, ndërsa toka zanave dhe trimave. Shumë ushtri ishin orvatur ta pushtonin mbretërinë, por trimat shtatlartë dhe sy paterembur i kishin mposhtur duke ruajtur tokat e të parëve.

Në një fshat të vogël jetonte Gjini, më i vogli i tre djemve të shtëpisë. Vëllezërit e tij ishin viganë e trima, ndërsa Gjini trup vogël dhe i ndrojtur. Ai gjithmonë kishte qënë i mbrojtur nga të vëllezërit, të cilët e donin shumë por asnjëherë nuk e shikonin si të barabartë më ta. Kjo e bënte Gjinin të ndjehej i dobët dhe i friksuar para çdo të papriture.

Një ditë me mjegull, kur askush nuk e priste, në rrethina të mbretërisë shfaqet plot potere një ushtri e madhe. Mijëra ushtarë romakë të armatosur deri në dhëmb turren për të vrarë dhe shkretuar çdo gjë që ju del para. E gjendur para këtij sulmi pushtues, mbretëresha Teutë, e shquar për mençurinë dhe autoritetin e saj, thërret gjithë trimat e mbretërisë dhe kërkon mobilizimin e tyre në luftë kundër gjakatarit. Në mes të turmës të trimave shtatlartë, i tërheq vëmendjen Gjini imcak. Me intuitën e saj të hollë, Mbretëresha dallon diçka ndryshe tek Gjini. Lexon në sytë e tij mprehtësi dhe ndjen se mbrapa atij qëndrimi të ndrojtur fshihet një forcë e madhe. Mbretëresha e urdhëron Gjinin të gjejë Shpatën Legjendare të Përandorëve Ilirë, çelësin për të mposhtur pushtuesin dhe legjeonet romake. Sipas gojëdhënave, ai që do të gjente dhe mbante në duar Shpatën e Perandorëve Ilirë do fitonte superfuqinë e pavdekshmërisë, duke u transformuar në Luftëtarin Legjendar të këtyre viseve.

Këtu fillon aventura e Gjinit. Lufta e njeriut për të dalë jashtë kufijve të vetes në mënyrë që t’iu dalë për zot kufijve të mbretërisë.

A do ja dalë Gjini të gjejë Shpatën Legjendare të Përandorëve Ilirë? A do mundet Gjini të shpëtojë Mbretërinë nga pushtuesi?

Kjo mbetet e gjitha për t’u zbuluar!

Kjo mbetet e gjitha

për t’u zbuluar!